Shpendi Sollaku Noe lartësohet si Dante Aligieri i shekullit të 21-të: në vargje nuk gjen lugje dhe rrethe të ferrit, por vizioni është po ashtu ngjethës. Ndihemi më se të mallkuar, buratinë të ver...visualizza altroShpendi Sollaku Noe lartësohet si Dante Aligieri i shekullit të 21-të: në vargje nuk gjen lugje dhe rrethe të ferrit, por vizioni është po ashtu ngjethës. Ndihemi më se të mallkuar, buratinë të vertetë që qarkullojnë në botën-ferr ku, në vend të flakëve, janë informatika, kreditë për t'u paguar, financiaret, bankat- shushunja, cmira, xhelozia, fiksacioni për të rënë në sy, besimet fetare të rreme, injoranca, historia e falsifikuar, burokracitë e çnderuara e pagdhendja.
Autori është Shpend Sollaku Noé, profesor, gazetar, por, veçanërisht, Poet madhështor. Ka lindur në Lushnje, më tre prill 1957, tokë pjellore poetësh, e dashuruar pas poezisë. Jeton në Itali që prej vitit 1992 si azilant politik. Që prej kohësh lufton për mbrojten e të drejtave të njeriut dhe, duke qenë se ka provuar vetë mbi shpinë tmerret e diktaturës, mbron në mënyrë më specifike të drejtat e emigrantëve dhe të azilantëve politikë.
Faqe zyrtare e Shpend Sollaku Noè http://www.shsnoe.comvisualizza meno