ADHD: Fëmijët Hiperaktiv dhe të pavëmendshëm
Di Paolo Scapellato e Kazanxhi
()
Info su questo ebook
Përshtatja në gjuhën shqipe erdhi si nevojë dhe dëshirë për të dhënë një kontribut jo vetëm kolegëve që punojnë në Shqipëri, por edhe një mënyrë për tu qëndruar pranë fëmijëve të prekur nga ky çrregullim, familjeve të tyre, mësuesve apo edukatorëve që çdo ditë hasen dhe përballen me problematika të ndryshme. Shpesh herë janë pa mjetet e nevojshme për të ndërhyrë në formë të përshtatshme përsa u përket strategjive të edukimit. “Çdo fëmijë ka të drejtën e një edukimit cilësor” nuk është vetëm një pikë (nën) i Kartës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve që kujtojmë çdo 20 nëntor, por është shtysa kryesore për çdo profesionist që u përkushtohet fëmijëve; që të gjithë të vegjëlit, pa asnjë përjashtim të kenë një edukim të vlefshëm. Ndaj kërkohet më e mira edhe për fëmijët me nevoja të veçanta, ndër to edhe fëmijët me Adhd , për tu siguruar një ambient të përshtatshëm dhe funksional që stimolon procesin e nxënies dhe rritjen e duhur psiko-fiziko-shoqërore.
Çfarë dimë sot për këtë çrregullim? Është e konsoliduar tashmë natyra kongjenitale dhe etiologjia multifaktore: gjenetike, neurobiokimike, anatomike dhe ambientale. Shfaqet brenda moshës 12 vjeçare dhe prek më shumë meshkujt sesa femrat. Ka një frekuencë 3-4 çdo 100 fëmijë. Duke mos patur një etiologji të vetme dhe të sigurtë edhe trajtimet marrin forma të ndryshme, shpesh në bazë të formimit të ekspertit që bën vlerësimin diagnostik.
Hulumtimet e fundit rreth këtij çrregullimi, kanë vënë në pah një farë korrelacioni mes simptomave të ADHD dhe një lidhje të pasigurtë apo të çorganizuar me figurat care-giver. Ndaj ftojmë kolegët psikologë të hulumtojnë me rigorozitet të ashtuquajturën Attachment Theory që shpien drejt një vizioni të integruar të problemit dhe si rrjedhojë edhe drejt formave me efikase trajtimesh.
Duke shfletuar librin, në dy kapitujt e parë do të gjeni përcaktimet diagnostike të çrregullimit dhe shkaqet e detajuara. Kapitulli i tretë është pëerqendruar tek vlerësimi diagnostik dhe mjetet që ka në dispozicion eksperti, ndërsa i katërti shpalos terapitë që përdoren për trajtimin e fëmijëve me ADHD nga ato që përzgjedhin ilaçet deri tek terapitë e kombinuara që japin rezultatet më të frytshme sot për sot.
Lexim të mbarë!
Dott.ssa Violanda Lleshaj
Correlato a ADHD
Ebook correlati
Tempeste a colori Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniPillole n. 6 Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniADHD e Scuola: Quaderni didattici-Percorsi per l'inclusione-5/2021 Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniQuando crescere è faticoso: Riconoscere i disturbi e prevenire le difficoltà di apprendimento nell’infanzia Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniIl Mondo dei DSA: Percorsi e Strategie Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniIl Disturbo da deficit di attenzione e iperattività negli adulti Valutazione: 5 su 5 stelle5/5Bambini e (troppe) medicine 2° edizione: Difendersi dall'eccessiva medicalizzazione dei nostri figli Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniBambini indaco: Un dono sconosciuto Sembrano "bambini difficili", ma hanno una marcia in più. Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniLa Mente Inquieta: Comprendere e Trattare i Disturbi Mentali Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniProgrammi d'intervento precoce basati sulle evidenze scientifiche nei disturbi dello spettro autistico Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniADHD nell'adulto Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniDisturbi Specifici d'Apprendimento (DSA): Il ruolo della famiglia e della scuola nel percorso di riabilitazione dell'alunno con DSA Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniI bambini "parlano naturalmente" - Metodi naturali per il sostegno all'infanzia Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniLA PSICOLOGIA DEL BAMBINO E I DISTURBI IN ETA' EVOLUTIVA: cosa sono e come funzionano (psicologia per tutti) Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniADHD, Strategie educative per gli insegnanti: Pratico manuale per docenti Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniOggi sono nuvola, domani arcobaleno: Mindfulness per bambini dai 7 ai 12 anni. Con esercizi e giochi per crescere più sereni e sicuri di sé Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniStrategie per superare l'ADHD: soluzioni creative per riprendere il controllo e brillare nella vita Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniComprendere l'Autismo: Una Guida Completa per Principianti Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniIl Bambino Autistico Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniPsicologia dello sviluppo per principianti Come comprendere facilmente le fasi di sviluppo dal neonato all'adulto e applicare le scoperte in modo mirato. Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniBambini altamente sensibili ed emotivi: Come accompagnare, educare, sostenere e rafforzare amorevolmente il suo bambino - Altamente sensibile e felice Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniINSEGNARE A COMUNICARE FRASI ED EMOZIONI AL BAMBINO CON AUTISMO. Aspetti Educativi nei Bisogni Speciali Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniAutismo In Italiano/ Autism In Italian Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniI Disturbi dell'Apprendimento Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniAutismo, Guida ai Genitori per il Disturbo dello Spettro Autistico & Narcisismo Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniGenitori. La guida Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniLa dislessia: Una guida per genitori e insegnanti: teoria, trattamenti e giochi Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniI pensieri che nessuno conosce Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioni
Psicologia per voi
Identità Sistemiche Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniPsicologia e didattica in classe Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniPsicologia Oscura Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniCome essere felici in un mondo di merda: Manuale di sopravvivenza spirituale nel mondo moderno Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniL'arte di rinascere. Jung tra alchimie e gnosticismi Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniLe Tattiche del Cambiamento - Manuale di Psicoterapia Strategica Valutazione: 5 su 5 stelle5/5L'Io e l'Es. Inibizione, sintomo e angoscia Valutazione: 5 su 5 stelle5/5Trucchi psicologici: Tecniche di comunicazione e programmazione neurolinguistica applicate al mentalismo moderno Valutazione: 3 su 5 stelle3/5Manuale delle Microespressioni Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniIpnotizza adesso!: Manuale pratico di ipnosi istantanea Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniMemorizzo: Tecniche di memoria potenti e veloci per ricordare qualsiasi informazione Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniLa coscienza di Zeno: Edizione Integrale Valutazione: 5 su 5 stelle5/5Il Segreto dei Frame Ipnotici: Schemi Segreti per Convincere Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniIpnosi rapida: Come ottenere uno stato ipnotico in brevissimo tempo Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniJung - L'anima e il matrimonio Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniLo zen e l'arte della comunicazione Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniIl metodo di studio: Quando, quanto, cosa, come e perchè studiare Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniL’avvenire di un’illusione - Il disagio della civiltà Valutazione: 4 su 5 stelle4/5I segreti della lettura a freddo Vol.1: Tecniche, segreti e predizioni Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniLa musicoterapia tra pedagogia e didattica Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniCreatività - Istruzioni per l'uso Valutazione: 4 su 5 stelle4/5I Disturbi della Personalità' Valutazione: 5 su 5 stelle5/5Simboli, tra conoscenza e destino Valutazione: 5 su 5 stelle5/5Programmazione Neuro-Linguistica - PNL Valutazione: 5 su 5 stelle5/5Determinazione: Come andare avanti quando vorreste rinunciare Valutazione: 5 su 5 stelle5/5Il Libro d'Oro dell'Ipnotismo - sul Magnetismo personale, Ipnotismo, Mesmerismo, Terapeutica Suggestiva e Fascinazione Valutazione: 0 su 5 stelle0 valutazioniMemoria illimitata: Impara più velocemente e ricorda tutto con tecniche di memoria pratiche e potenti Valutazione: 5 su 5 stelle5/5Nuovo manuale di auto-ipnosi Valutazione: 4 su 5 stelle4/5
Recensioni su ADHD
0 valutazioni0 recensioni
Anteprima del libro
ADHD - Paolo Scapellato
autorë
Falenderimet
Ky libër nuk mundte të merrte formën që mori në gjuhën shqipe pa punën e saj të lodhshme të koleges Violanda Lleshaj (Psikologe-Psikoterapeute) . Ajo sot punon dhe jeton në Itali, së bashku me të sot jemi pjesë e rrjetës profesionale të ashtuquajtur: Diaspora Psicologi Albanesi in Italia (Diaspora Psikologëve Shqiptare në Itali). Jam krenar që sot punojmë së bashku.
Është për mua një nder të bashkëpunoj me Shoqatën Cortex dhe grupin e Tetovës, sidomos përsa i përket ekipit straordinar ku në mes tyre ndodhet Majlinda Abazi psikologe këshilluese , që punon drejtë për drejtë me fëmijët, pra ndihma saj ka qenë edhe është
e domosdoshme.
Versioni final këtij libri nuk mund të dilte pa kontrollimin dhe përshtatjen gjuhësore të koleges: Donika Bakiu është një nder të punosh me të sepse dora dhe lapsi i saj bën mrekullira.
Ancona
20 Prill 2020
Italy
Parathënie
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Përshtatja në gjuhën shqipe erdhi si nevojë dhe dëshirë për të dhënë një kontribut jo vetëm kolegëve që punojnë në Shqipëri, por edhe një mënyrë për tu qëndruar pranë fëmijëve të prekur nga ky çrregullim, familjeve të tyre, mësuesve apo edukatorëve që çdo ditë hasen dhe përballen me problematika të ndryshme. Shpesh herë janë pa mjetet e nevojshme për të ndërhyrë në formë të përshtatshme përsa u përket strategjive të edukimit.
Çdo fëmijë ka të drejtën e një edukimit cilësor
nuk është vetëm një pikë (nën) i Kartës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve që kujtojmë çdo 20 nëntor, por është shtysa kryesore për çdo profesionist që u përkushtohet fëmijëve; që të gjithë të vegjëlit, pa asnjë përjashtim të kenë një edukim të vlefshëm. Ndaj kërkohet më e mira edhe për fëmijët me nevoja të veçanta, ndër to edhe fëmijët me Adhd , për tu siguruar një ambient të përshtatshëm dhe funksional që stimolon procesin e nxënies dhe rritjen e duhur psiko-fiziko-shoqërore.
Çfarë dimë sot për këtë çrregullim? Është e konsoliduar tashmë natyra kongjenitale dhe etiologjia multifaktore: gjenetike, neurobiokimike, anatomike dhe ambientale. Shfaqet brenda moshës 12 vjeçare dhe prek më shumë meshkujt sesa femrat. Ka një frekuencë 3-4 çdo 100 fëmijë. Duke mos patur një etiologji të vetme dhe të sigurtë edhe trajtimet marrin forma të ndryshme, shpesh në bazë të formimit të ekspertit që bën vlerësimin diagnostik.
Hulumtimet e fundit rreth këtij çrregullimi, kanë vënë në pah një farë korrelacioni mes simptomave të ADHD dhe një lidhje të pasigurtë apo të çorganizuar me figurat care-giver. Ndaj ftojmë kolegët psikologë të hulumtojnë me rigorozitet të ashtuquajturën Attachment Theory që shpien drejt një vizioni të integruar të problemit dhe si rrjedhojë edhe drejt formave me efikase trajtimesh.
Duke shfletuar librin, në dy kapitujt e parë do të gjeni përcaktimet diagnostike të çrregullimit dhe shkaqet e detajuara. Kapitulli i tretë është pëerqendruar tek vlerësimi diagnostik dhe mjetet që ka në dispozicion eksperti, ndërsa i katërti shpalos terapitë që përdoren për trajtimin e fëmijëve me ADHD nga ato që përzgjedhin ilaçet deri tek terapitë e kombinuara që japin rezultatet më të frytshme sot për sot.
Pjesa e fundit e librit është kushtuar raportit prindër-mësues si pjesë e domosdoshme për ecurinë dhe rezultatet e dëshiruara në trajtimin e ADHD-së. Aleanca mes tyre, përgatitja e mësuesve, trajnimi i prindërve dhe respekti drejt fëmijës, mundësojnë krijimin e atyre kushteve ambientale që sigurojnë të drejtën e një edukimi cilësor siç u përmend më lartë.
Dëshira për të pasur një lloj recete apo protokoll për të zbatuar me të gjithë fëmijët dhe eliminuar sjelljet problematike, është e madhe. Në realitet nuk ekziston diçka e tillë dhe e pa gabueshme, pikërisht sepse çdo fëmijë është i unik dhe ndryshe nga të tjerët. Ndaj na takon neve, psikologë, prindër, mësues, edukatorë të bëjmë maksimumin për çdo fëmijë që është ne nevojë.
Së fundi, Nuk mësohen të gjitha vetë. Është e nevojshme të kalojmë nëpërmjet dikujt për të arritur pjesën tonë me sekrete. Nëpërmjet një dashurie, një fjale apo një fytyre
.
Lexim të mbarë!
Dott.ssa Violanda Lleshaj
Psikologe- psikoterapiste
Kapitulli 1
Çfarë është Çrregullimi nga deficiti i vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD)
Nëna e Massimo-s thotë , se djali i saj është shumë i lëvizshëm, i gëzuar, i dashur, i ndjeshëm dhe plot emocione; luan me të gjithë dhe merr pjesë në çdo aktivitet. Një fëmijë me disa probleme të sjelljes ose më saktë me problemin e vetëkontrollit te sjelljes. Disa javë pas fillimit të shkollës, fillojnë edhe vështirësitë për të gjithë familjen: mësuesit shpesh thërrasin përsëri Massimo-n dhe prindërit e tij, duke nënvizuar një papjekuri të madhe të fëmijës: «lëvizja e tij e vazhdueshme krijon huti në të gjithë klasën: ai vrapon nëper klasa, luan me ujin në banjë, ai nuk din t’u drejtohet në mënyrë të përshtatshme shokëve te tij të klasës, nuk respekton mësuesit, nuk i dëgjon thirrjet e tyre dhe shqetëson gjatë shpjegimeve të orës mësimore ... ». Tashmë Massimo është bërë delja e zezë
në shkollë: kur ndodh diçka e keqe, të gjithë menjëherë mendojnë se është faji i tij. Mësuesit janë të vendosur mbi pozicionin e tyre fillestar: Massimo nuk është i interesuar për mësimet, ai shqetëson të tjerët dhe, sipas tyre, shqetësimi dhe mungesa e ekuilibrit të sjelljes tregojnë një shqetësim serioz psikologjik. Për këto arsye ata këshillojnë prindërit të kontaktojnë një psikolog. Takimi me ekspertin sqaron se çfarë po ndodh: Massimo vuan nga një sindrom i quajtur Çrrregullim nga deficiti i vëmendjes dhe hipertaktiviteti (ADHD), i njohur edhe me akronimin anglez ADHD (Attention deficit hyperactivity disorder).
ADHD është një çrregullim i zhvillimit të vetëkontrollit neurobiologjik që ndërhyn në zhvillimin normal psikologjik të fëmijës dhe pengon kryerjen e aktiviteteve të zakonshme ditore: të shkosh në shkollë, të luash me moshatarët, të jetosh në mënyrë paqësore me prindërit dhe në përgjithësi, përshtatjen normale në shoqëri.
Çrrregullimi nga deficiti i vëmendjes dhe hiperaktivitetit ka të bëjë me vetëkontrollin, pasi fëmija shumë shpesh nuk arrin të orientojë sjelljen e tij/saj në lidhje me atë që pritet nga mjedisi i jashtëm, ose nuk është në gjendje të përdorë komandat e brendshme
për të kryer ato veprime që do të priste mjedisi nga ai: të ketë kujdes nga mësuesi që shpjegon, te rrije i ulur gjatë orës së mësimit ose gjatë kohës së drekës, te bëj detyrat e shtëpisë, të presë radhën e vet, etj.
ADHD shfaqet kryesisht nga një seri simptomash, duke përfshirë: vështirësi në vëmendje dhe përqendrim, pamundësi për të kontrolluar impulsivitetin dhe vështirësi në rregullimin e nivelit të aktivitetit motorik (ne do t'i shpjegojmë më mirë këto koncepte më poshtë). Të marra së bashku, këto probleme rrjedhin në mënyrë thelbësore nga paaftësia e fëmijës për të rregulluar sjelljen e tij sipas kalimit të kohës, objektivave që duhet të arrihen dhe kërkesave të mjedisit.
Duhet të theksohet se ADHD nuk përbëhet thjeshtë nga një manifestim, pak a shumë i theksuar, nga përqendrimi i dobët dhe aktiviteti i tepërt fizik i pranishëm pothuajse në të gjithë fëmijët, veçanërisht kur ata janë të vegjel. Nuk është një fazë normale e zhvillimit që duhet të kalojë çdo fëmijë, nuk është as rezultat i një disipline arsimore të pahijshme, aq më pak nuk është pasojë e ligësisë
së fëmijës.
ADHD është një problem i vërtetë , etiologjia e të cilit është natyra neurobiologjike, qe ka pasoja negative për vetë individin, për familjen dhe për shkollën, dhe shpesh paraqet një pengesë për arritjen e qëllimeve personale. Është një çrregullim që krijon shqetësim dhe stres midis prindërve dhe mësuesve, të cilët shpesh mund ta gjejnë veten të papërgatitur në menaxhimin e sjelljes së fëmijës.
Është e nevojshme të specifikohet që në këtë vëllim nuk do të ekzaminohen sjelljet e fëmijëve të lëvizshem ose të hutuar por do të analizohet një çrregullim i vërtetë zhvillimor, dhe kriteret për përcaktimin e diagnozës do të përshkruhen brenda tekstit.
1.1.Simptomat
Ky libër përshkruan shfaqjet tipike të çrregullimit, por vetëm për tu siguruar lexuesve një përshkrim më të qartë të problemit, për të sqaruar se cilat sjellje duhet dhe mund të zvogëlohen dhe cilat në vend të kësaj thjesht mund të vijnë nga temperamenti i fëmijës. Me këtë vëllim, sigurisht që nuk ka asnjë pretendim për të siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për të vërtetuar nëse ka një çrregullim klinik ose jo.
Para së gjithash, është e nevojshme të përshkruhen cilat janë elementet që karakterizojnë çrregullimin: deficiti i vëmendjes, hiperaktiviteti dhe impulsiviteti. Para se të përshkruajmë deficitin e vëmendjes, është e përshtatshme të merremi me termin vëmendje
. Duke biseduar me mësuesit, prindërit ose profesionistët e sektorit, është e mundur të mblidhen përkufizime të shumta. Vëmendja mund të përcaktohet në mënyra të ndryshme, sepse proceset themelore psikologjike që çojnë në të njëjtin koncept janë të ndryshme.
Dëgjimi i një mesazhi, kuptimi i tij, zgjidhja e vetëm disa informacioneve të dobishme ose interesante, shtjellimi i mëtejshem (d.m.th. kuptimi i tij nga këndvështrime të tjera), përpjekja qe të dëgjoni një fjalim mjaft të gjatë, shikimi mbi një stimul vizual për një kohë të gjatë, lëvizja e fushës së interesit tuaj drejt një tjetër burim të informacionit: janë të gjitha situata që kërkojnë aplikimin e proceseve të ndryshme të vëmendjes. Vëmendja përfshin zgjedhjen e informacionit të konsideruar të dobishëm (vëmendje selektive) i cili më pas analizohet dhe ruhet më tej në kujtesë (vëmendja e përqendruar). Vëmendja më pas nënkupton mirëmbajtjen aktive të përpjekjes për të ndjekur me kalimin e kohës një stimul të vazhdueshëm dhe të zgjatur, auditor dhe vizual (vëmendja e mbajtur); dhe së fundi, vëmendja përfshin gjithashtu ato procese të adaptimit psikologjik të domosdoshëm për të kaluar nga një detyrë në tjetrën (zhvendosja e vëmendjes) ose për ekzekutimin e njëkohshëm të dy veprimtarive (vëmendje e përbashkët).
Ata që kanë një deficit të vëmendjes mund të shfaqin vështirësi në nivele të ndryshme: përzgjedhjen fillestare të stimujve, përqendrimin (lodhen herët kur bëhet një detyrë), fleksibilitet të dobët (duke mos qenë në gjendje të akordojnë në mënyrë të duhur proceset e tyre mendore për një detyrë të re) ose ne ndarjen (duke mos qenë në gjendje të kryejnë në mënyrë efektive dy detyra në të njëjtën kohë).
Sipas studimeve të shumta të fundit mbi këtë temë (për shembull ata të Ian Robertson të Trinity College në Dublin), fëmijët me ADHD ndoshta kanë vështirësi veçanërisht në ruajtjen e vëmendjes me kalimin e kohës dhe në kalimin e shpejtë nga një detyrë në tjetrën. Por kjo nuk është për shkak të mungesës së burimeve të vëmendjes por i përket pamundësisë për të menaxhuar në mënyrë të duhur vëmendjen sipas kërkesave të mjedisit (vetë-kontrolli i vëmendjes). Nga ajo që del si